Çfarë vendimi do merret për Ilnisën dhe Meritonin? Kevin Agolli komenton skualifikimin e Eglës nga BBV

Vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin, ishte mëngjesin e kësaj të hëne i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku komentoi skualifikimin e Egla Cenos nga “Big Brother VIP3”.

Sipas tij, largimi i Eglës kishte një simbolikë shumë interesante, sepse erdhi si për Pashkë.

“Krishti u ngjall, do thoja unë. Ishte e merituar dhe e vonuar. Me gjithë paralajmërimet që i bëheshin, ajo vazhdonte me mënyrën e vet që ishte e papranueshme”, u shpreh Kevin.

Ndërkohë i pyetur se çfarë vendimi mendon se Vëllai i Madh do të marrë për të motrën dhe partnerin e saj, Meriton Mjekiqi, ai u përgjigj:

“Mund të merret çdo lloj vendimi, por kur e sheh në mënyrë kronologjike dënimi do të jetë i lehtë. Mendoj që nuk do të jetë nominim siç mendojnë fanatikët e Eglës. Nëse dalin në nominim kokë më kokë, ata kanë thënë se nëse del njëri, do të dalë edhe tjetri”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×