Çfarë e përloti Çiljeta Xhilagën? Ngacmimi i Bes Kallakut shkakton të qeshura tek fermerët

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është dukur mjaft e emocionuar në Primen e katërt të “Ferma VIP”. Çiljeta është shprehur se i mungojnë shumë dy djemtë e saj Fernando dhe Beko.

“Më ka marrë malli shumë për dy djemtë e mi, Bekon dhe Fernandon. Por jam e qetë pasi kam mamin aty, dhe kujdeset ajo për ta. Jam shumë lumtur që ata më shohin në çdo moment”, tha Çiljeta.

E ngacmuar nga kryeplaku Bes Kallaku nëse e kishte marrë malli dhe për djalin e madh, duke ju referuar portierit Alban Hoxha, Çiljeta duke qeshur tha se edhe për atë e ka marrë malli.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×