Pamjet/ Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë, mjeti i kthyer në një grumbull inertesh

Pamjet që shihni tregojnë automjetin që u përfshi në një aksident të rëndë mëngjesin e sotmeë në aksin Këlcyrë-Përmet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar. Pasi mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi në lumin Vjosë, 7 pasagjerë, që dyshohet se ishin emigrantë klandestinë, dhe shoferi kanë humbur jetën.

Siç shihet nga pamjet ajo çka ka mbetur nga makina është një grumbull inertesh, pasi mjeti është shkatërruar totalisht nga përplasja që ka rezultuar fatale për personat që udhëtonin në të. Gazetarja Brikena Metaj raporton për se automjeti dyshohet se ka marrë emigrantë të paligjshëm nga Çarshova. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e shkaqeve.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×