Dinamo “rrëmben” 3 pikë, një gol vendos ndeshjen ndaj Teutës

Dinamo fitoi minimalisht 1-0 ndaj Teutës. në ndeshjen e kampionatit të luajtur në “Air Albania”. Durrsakët fituan penallti në minutën e 33-të pas një kontakti Smaçi-Daja. Portieri Sali ndali Peposhin, por 11-metërshi u përsërit pasi pati hyrje të lojtarëve në zonë.

Gjithsesi, Sali u kthye sërish në protagonist, pasi e neutralizoi përsëri sferën. Në pjesën e dytë, skuadrat u treguan të kujdesshme, për shkak të frikës nga pësimi i golit. Dinamo ia doli falë golit të Denisson në fund.  Me këtë rezultat, dinamovitët janë në vendin e katërt me 42 pikë. Teuta është në vendin e shtatë me 34 pikë.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×