Kukësi pranë finales së Kupës, fitore e pastër ndaj Tiranës, Egnatia ia del ndaj Vllaznisë

Pasi eliminoi Partizanin, Kukësi vazhdon të bëjë mirë në Kupë, teksa në gjysmëfinalen e parë ndaj Tiranës triumfoi 2-0. Në ndeshjen e luajtur në Kukës, ekipi i Bledar Devollit ndëshkoi bardheblutë në minutën e 20-të. Gjuajtja e Solodovnikov rezultoi si një asist për Mingon, i cili zhbllokoi llogaritë nga fare pranë portës. Të besurit e Erbim Fagut provuan të reagojnë, por e patën mjaft të vështirë, ndaj një rivali shumë mirë të vendosur në prapavijë. Në të 59-tën, kuksianët dyfishuan shifrat me Solodovnikov, i cili përfitoi në maksimum pas një përgjumje totale te Tirana. Kukësi kështu hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, teksa finalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Fituesja në fuqi e Kupës, Egnatia mundi 1-0 Vllazninë në shtëpi. Një super-goditje e Fernandos në minutën e 30-ti përfundoi në rrjetë, duke ndezur kështu festën rrogozhinase. Shkodranët komplikuan llogaritë e takimit në minutën e 33-të, teksa Stojanovic u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje ndaj Zejnullait, vendim ky i marrë pas një komunikimi të arbitrit Jorgji me VAR.  Ndeshja u kthye në një “malore” të vërtetë për ekipin e Qatip Osmanit, pas daljes me karton të kuq të Hakaj në minutën e 79-të. Me interes të madh pritet sfida e kthimit, ku Vllaznia do synojë përmbysjen.

 

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×