‘Një katastrofë familjare’/ Pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën, Elia Zaharia rikthehet në skenë

Pas sherrit të bujshëm që u publikua në media mes Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia, kjo e fundit ka vendosur të rikthehet në skenë. Në Teatrin Metropol do të luhet drama familjare “Para Perëndimit” e nobelistit Gerhart Hauptmann.

Njoftimi i Teatrit Metropol:

“Para Perëndimit” një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar. Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. A janë zgjedhjet e tij të lira apo të kontrolluara?

“Para Perëndimit” përqendrohet në dramën e “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen. 3 vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë të re Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×