United dhe Aston Villa pas dere, titullar mund të largohet nga Napoli

Giovanni Di Lorenzo po mendon seriozisht të largohet nga Napoli në fund të sezonit. Sipas asaj që raportohet nga Il Mattino, Manchester United dhe Aston Villa kanë kërkuar informacion për lojtarin italian dhe çuditërisht e gjetën derën hapur.

Pavarësisht rinovimit, ai dëshiron të dëgjojë propozimet dhe të vlerësojë ofertat që vijnë në drejtim të tij.

Di Lorenzo është gati të kërkojë një takim me presidentin Aurelio De Laurentiis, ndërkohë që agjenti i tij Mario Giuffredi rrëfen arsyet që e shtynë atë të reflektojë kaq seriozisht për të ardhmen e tij. Di Lorenzo ka luajtur 29 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar një gol dhe ka dhuruar 5 asiste.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×