Aksident i rëndë në Kanada, kush janë dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën (EMRAT+FOTO)

Tragjik ka rezultuar fati i dy të rinjve shqiptarë, të cilët kanë humbur jetën në një aksident në Kanada. Ngjarja ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:50 në cepin e Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road.

Mësohet se në aksident u përfshinë 3 automjete.

Dy shqiptarët që udhëtonin me një Sedan të bardhë ndërruan jetë, njëri prej tyre në vendin e ngjarjes dhe tjetri në spital. Një faqe Facebook-u në e komunitetit shqiptar në Mississuaga publikoi foton e dy të rinjve, ku zbuloi identitetin e tyre dhe vendin ku jetonin në Shqipëri. Ata janë Klisi dhe Simon Dreshaj dhe janë nga Rapsha e Hotit.
()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×