Milan, mbrojtësi entuziast pas fitores ndaj Lecces: +3, Bravo djema!

Fikayo Tomori luajti 90 minuta si titullar ndaj Lecces, në fitoren 3-0 të Milanit. Mbrojtësi anglez, pas ndeshjes, nuk ka hezituar të komplimentojë skuadrën në rrjetet sociale.  “Tre pikë në një pasdite të bukur të shtune. Bravo djema!” – Shkruan Tomori.

Tomori nuk do të jetë i disponueshëm të enjten kundër Romës në Europa League për shkak të pezullimit, ndërsa gjasat janë të mëdha që të ketë hapësira ndaj Sassuolos. Në këtë sezon, në Serie A, deri më tani, ai ka luajtur 21 ndeshje.

Për Tomorin ky është sezoni i katërt në Milano, pas një eksperience te Chelsea. Më parë, lojtari ka luajtur edhe për Brighton dhe Hull City.

 

 

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×