“Po mbush 100 vjeç dhe ka një pension mizerabël”, Meta ndan videon me nënë Selvien: PL ka prioritet zgjidhjen e krizës në këtë fushë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet me Nën Selvinë, e cila ka qenë pjesë e Luftës Antifashiste dhe është shumë pranë mbushjes së 100 viteve jetë.

Meta shkruan se Nënë Selvia paguhet me një pension mizerabël me të cilin e ka të pamundur të shtyjë muajin.

Ai shkroi se për PL, zgjidhja e krizës së pensioneve mbetet prioritet kryesor.

“Nënë Selvia e cila po arrin një shekull, pjesëmarrëse edhe në Luftën Antifashiste, merr një pension mizerabël prej 5.700 lekë me të cilat nuk mund të shtyjë as pesë ditë e jo një muaj.
Zgjidhja e krizës së pensioneve prioriteti kryesor i Partisë të Lirisë!”, shkruan Meta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×