Ekspertët nuk plotësuan kërkesën e gjykatës, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn (Data)

Është shtyrë seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, që akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Arena e Lajmit se Gjykata e Apelit konstatoi se kërkesat e gjykatës nuk janë plotësuar nga ekspertët.

Akti është i paplotë. Gjykata i kërkon ekspertëve të këqyrin edhe pamjet filmike, si edhe të përcaktojë vendosjet e 2 prej personave në ngjarje.

Po ashtu, i paplotë është edhe përcaktimi i distancës mes viktimave dhe secilit qitës, si edhe mes qitësve nga njëri-tjetri.

Seanca e radhës do të mbahet më 7 maj, ora 12:00.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×