Prag-sfida me Atleticon, drejtori sportiv i Dortmund: Janë skuadër e fortë në shtëpi, por jam optimist

Në prag të ndeshjes së Champions League të planifikuar për nesër kundër Atletico Madrid,  Sebastian Kehl, drejtori sportiv i Borussia Dortmundit është shprehur optimist në intervistën e dhënë për kanalin e klubit.

“Ne mbërrijmë në Madrid plot entuziazëm. Kemi punuar shumë për të arritur në këtë pikë të garës dhe do t’i qasemi ndeshjes me optimizëm. E dimë që na pret një provë vërtet e vështirë, kundër një ekipi me vlera të mëdha, me përvojë dhe të fortë. Ne besojmë se mund t’ia dalim. E dimë që na pret një atmosferë e zjarrtë. Atletico është një ekip tepër i fortë në shtëpi” – Tha ai.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×