“Jeta në Shqipëri, një mozaik dramash”, Boçi: Rama ka ndërtuar perandorinë e vetë mbi vuajtjet e shqiptarëve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka marrë pjesë në një takim me simpatizantë demokratë në Mirditë.

Ai u shpreh se kryeministri Rama ka ndërtuar mbi vuajtjet e shqiptarëve “perandorinë dhe fronin” e vetë.

Sipas tij jeta sot në Shqipëri është një “mozaik dramash”, gjë që ai nënvizoi se duhet të përmbyset së bashku me “regjimin narko-diktaturë” të ngritur.

“Edi Rama ka ndërtuar mbi dramat e shqiptarëve, mbi vuajtjet e tyre perandorinë e vetë dhe fronin e vetë. Krekoset dhe noton në para e luks sepse jeta sot në Shqipëri fatkeqësisht është një mozaik dramash, dramë të jesh fëmijë, dramë të jesh i ri, dramë të jesh i aftë për punë sepse puna jote përqeshet nga patronazhistët. Këtë dramë duhet ta përmbysim, të shkërmoqim fronet e Edi Ramës dhe regjimi narko-diktaturë që ai ka ngritur në vend”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×