“Ka ende probleme me energjinë dhe ujin”, Muço: Shqipëria nuk ofron më turizëm “low cost”

Klodian Muço, drejtues i Departamentit të Ekonomisë pranë PD, i ftuar në studion e “Open” në Neës24 ka komentuar situatën e turizmit në vend në prag të sezonit të verës.

Ai u shpreh se me shtimin e turistëve në vend nuk ka pasur ndryshime në infrastrukturë, duke theksuar se ka ende probleme me energjinë elektrike apo ujin.

Sipas tij çmimet po ashtu po rriten me ritme të ndjeshme dhe se Shqipëria nuk ofron më turizëm “low cost”.

“Nuk ka ndryshuar diçka, nuk ka ndryshime në infrastrukturë, ka probleme me energjinë, ujin. Nuk kemi kapacitete shërbimi. Ksamili përmendet në mediat e huaja, por të shkosh në Ksamil, çadrat ishin ngjitur me njëra tjetrën dhe çmimet janë rritur në nivelet e plazheve më të mira të Greqisë dhe Kroacisë, Çmimet po rriten me ritme të ndjeshme. Në të gjitha publicitetet që i bëhen vendit, thuhet se Shqipëria ofron një turizëm low cost. Pritshmëritë për vitin janë për rritje të çmimeve, janë rritur që tani në Vlorë. Nuk kemi turizëm low cost , pretendojmë se ofrojmë turizëm low cost”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

“Ka ende probleme me energjinë dhe ujin”, Muço: Shqipëria nuk ofron më turizëm “low cost”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook