Emri/ Ishte shpallur i humbur nga familja prej 2 javësh, gjendet i vdekur 63-vjeçari

Burime jo zyrtare bënë me dije se sot paradite, banorë të zonës pranë Qendres Sociale Balashe kanë raportuar në polici se në një banesë prej dy ditësh ndjehej erë e rëndë.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Arena e Lajmit se policia, pasi ka kontrolluar, ka konstatuar së në një nga dhomat e kësaj banese gjendej një person i pajetë.

Paraprakisht thuhet se nga verifikimi paraprak dyshohet se kufoma është e shtetasit Xhaferr Spahiu rreth 63 vjeç.

Ndërsa banesa ku ai u gjend i pajetë ishte marrë me qira para disa muajsh nga ana e të ndjerit, trupi i të cilit është transportuar për në Morg, për t’ju bërë autopsia dhe për t’u përcaktuar shkaku i vdekjes.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook