U tha se u fut për Romeon, ja banorët për të cilët po lobon Jetmiri për t’i çuar në finale

Hyrja e Jetmirit në Big Brother Vip u shoqërua me komente të shumta duke qenë se jashtë shtëpisë ai kishte qenë mbështetës i Romeos.

Por me hyrjen brenda lojës pozicionimi i tij ka ndryshuar. Jetmiri është vendosur qartazi kundër aktorit.

Ai ka mbështetur hapur Meritonin si dhe Françeskën në lojën e tyre.

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh kishte dhënë një sfidë ku banorët duhet t’i shkruanin letra njëri-tjetrit.

Jetmiri kishte zgjedhur pikërisht Meritonin duke e ngritur atë në piedistal për vlerat si njeri dhe lojtar. Ai ka thënë vazhdimisht se e shikon atë si finalist, pse jo edhe si fitues!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook