Incidenti me zjarrin në QSUT, Koçiu ‘raporton’ te Shëndetësia: Defekt teknik, pa pasoja!

Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ku e pranishme është dhe ministrja Albana Koçiu.

Kjo e fundit do të pyetet për incidentin që ka ndodhur pak kohë më parë në QSUT pas rënies së një zjarri. Mbledhjen e kaluar jashtë rendit të ditës, në komision Albana Vokshi bëri dhe një denoncim të rëndë, duke iu referuar burimeve të saj, se 4 pacientë të intubuar kishin humbur jetën si pasojë e mungesës së energjisë në QSUT.

Por ky institucion mohoi akuzuar, ndërsa tha se në QSUT nuk ka humbur jetën asnjë pacient për shkak të këtij defekti teknik.

Koçiu gjatë fjalës së saj tregoi detaje mbi ngjarjen, ndërsa theksoi se zjarri ishte shkaktuar në një dhomë teknike, pas një defekti teknik, pa asnjë pasojë. “Dua të përgjigjem për disa akuza të pavërteta. QSUT është fytyra e vërtetë e transformimit të këtij spitali, siç është spitali i sëmundjeve të brendshme. Nuk është vetëm QSUT. Incidenti që jemi thirrur sot, tregoi se standardet dhe profesionalizmi është i njëjtë si në të gjithë vendit. Të gjitha spitalet janë të specializuar për të ofruar shërbimet. Deri pak vite më parë një gjë e tillë do të ishte e paimagjinueshme nesë do të ndodhte një incident i tillë. Ka arsye për t’u ndjerë mirë dhe krenar për stafin mjekësor. Sa i përket incidentin te urgjenca e sëmundjeve të brendshme, është një ngjarje që siç e dini mirë është nën hetim nga prokuroria e Tiranës. Nga të dhënat paraprake, ,mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik, ku ka pasur një defekt, pa asnjë ndikim në spital. Aty ofrohet puna. I vetmi shërbim që është zhvendosur është urgjenca kardiake.”, tha ajo.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×