FOTO/ Bie borë në fshatrat e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit dhe Prrenjasit

Reshjet e borës gjatë kësaj mesjave të gjysmës së dytë të muajit Prill kanë përfshirë edhe disa nga fshatrat malorë të bashkive Prrenjas, Gramsh, Elbasan e Librazhd.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Arena e Lajmit se si rezultat i rënies së dëborës nuk janë shkaktuar problematika në qarkullimin e automjeteve dhe të banorëve, ndërsa temperaturat në këto zona kanë zbritur me shpejtësi drejt 0 gradë.

Bore2
Bore2

Trashësia më e madhe e dëborës ka rënë në Parkun Kombëtar të Shebenikut dhe në periferi të fshatrave të Njësive Administrative Steblevë e Stravaj në Bashkinë e Librazhdit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×