Me dy gishtat lart, Meta mbërrin në Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë. Pyetet për ‘përballjen’ me Kryemadhin

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në Hotel Tirana, aty ku do të mbahet Komiteti Drejtues Kombëtar i PL.

Meta, teksa po hynte në Hotel Tirana, bëri shenjën e dy gishtave lart, teksa iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

Gazetari: Z Meta keni bërë stërvitje mjaftueshëm sot sepse është zonja Kryemadhi brenda?

Meta: Është frymëzim i madh për përmbushjen e 5 prioriteteve. Ka ndonjë gjë tjetër brenda?

Gazetari: Monika Kryemadhi, të tjerët janë të gjithë brenda.

Meta: Është mrekulli e madhe që pas 20 viteve në parti ka mendim ndryshe.

Gazetari: A rrezikon përçarje Partia e Lirisë sot?

Meta: Jo, asnjëherë në botë.

(Arena e Lajmit)   

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×