Begaj nxjerr fotot dhe bën thirrjen: Bashkë kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër!

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh, nëpërmjet të cilit nxit qytetarët të përkujdesen për mjedisin ku jetojnë, në dobi të jetesës së fëmijëve të tyre dhe të ardhmes së përbashkët.

Presidenti Begaj bën thirrje të mos qëndrojë askush indiferent përballë emergjencës së ndryshimeve klimatike.

“Çdo hap i vogël drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, është një hap i madh për shëndetin e planetit tonë.
Bashkë kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër!”, – shkruan Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në Facebook.

  • foto galeri
  • foto galeri

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×