Amnistia penale/ 55 të burgosur në Drenovë lënë qelitë, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

55 të burgosur në IEVP Drenovë do të lënë sot qelitë e burgut dhe 73 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se sipas informacioneve, nga amnistia kanë përfituar të burgosurit burra, të cilëve u ka mbetur pa vuajtur më pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit, por edhe të burgosurit burra mbi 60 vjeç.

Ndërkohë 73 të burgosur do të përfitojnë nga ulja e dënimit, e cila për të burgosurit burra është 1.5 vite.

Në burgun e Drenovës janë 450 të dënuar dhe të paraburgosur për vepra të ndryshme penale. Nga këta 140 janë të burgosur me dënim të formës së prerë, ndërsa 55 prej tyre lirohen ditën e sotme.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook