“I ka hyrë në qejf që të flasë me veten”, Bardhi akuzon Bashën: Të tregojë se kush janë bashkëpunëtorët që hynë mik për të mos firmosur për Xhaçkën

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është kundërvënë sot Lulzim Bashës, sa i takon qëndrimit të këtij të fundit për mandatin e Xhaçkës.

Ai tha për mediat se Basha i ka hyrë në qejf që të flasë me veten, ndërsa e akuzoi këtë të fundit se i kanë hyrë mik bashkëpunëtorët e tij për të mos firmosur për mandatin e Xhaçkës.

“Zoti Basha, edhe pse s’do të doja të merresha me të. Atij i ka hyrë në qejf që të flasë me veten. Zoti Basha nuk ka firmosur as herën e parë për zotin Xhaçka. Ai i di arsyet. Ai është një nga ata deputetë që nuk ka pranuar as të firmosë për mocionin. Arsyet pyetini. Se kush janë bashkëpunëtorët e tij që kanë miqësi me Oltra Xhaçkën që kanë ndërhyrë te zoti Basha për të mos firmosur pro.”, tha Bardhi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook