Të hipur majë shtyllës dhe të lidhur me litarë, ja si punojnë për të rregulluar defektet elektriçistët e OSHEE-së Berat

Të hipur majë shtyllës, të lidhur me litarë dhe duke mbajtur njëri-tjetrin që të mos bien.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Arena e Lajmit se këto janë pamjet që tregojnë sesi punojnë për të rregulluar defektet elektriçistët e OSHEE-së në Berat. Filmimi është bërë në fshatin Syzes, ku sipas informacioneve të marra, ka pasur një defekt elektrik në njē nga shtyllat e tensionit të lartë.

Siç edhe duket nga pamjet filmike, një elketriçist është ngjitur me pajisjet në majë të shtyllës në aksin nacional Berat-Lushnje dhe kolegët që janë me të duket që po e mbajnë të lidhur e shtrënguar me litar, për të mos rrezikuar jetën.

Sipas informacioneve të siguruara brenda OSHEE-Berat, kjo drejtori ka dy makineri me kosha e shkallë për defektet, ndërkohë që ajo që shohim duket sikur i përket mesjetës.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×