“Drejtësia s’mund të kërkohet nëpërmjet padrejtësisë”, Dhoma e Avoktisë Shkodër në mbështetje të gjyqtarit Tonin Stërkaj: Presioni ndaj magjistratëve…

Dhoma e Avokatisë Shkodër ka dalë në mbrojtje të gjyqtarit Tonin Stërkaj, të cilit iu vendos ditën e ndjeshme eksploziv në portën e shtëpisë.

Kryetari  Anton Kosteri, deklaroi se ky akt cënon integritetin e shtetit dhe sigurinë në qytet.

“Ngjarje kriminale dhe e rëndë. Në banesën e gjyqtarit u vendos eksploziv. Dhoma e Avokatisë Shkodër preh solidaritet dhe mbështetje për gjyqtarin dhe familjen e tij. Është cënim real i integritetit të shtetit dhe sigurisë në qytet. Tregon vështirësitë që has çdo zyrtar në vendin tonë, veçanërisht magjistratët në kryerjen e detyrës.

Kjo kërkon një kundërpërgjigje nga organet ligjzbatuese që i inkurajojmë të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Ne nënvizojmë se dhuna e presioni janë mjeti i gabuar për zgjidhjen ne problemeve. Drejtësia nuk mund të kërkohet nëpërmjet padrejtësisë”, tha ai.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×