PSG, Luis Enrique: Të tregojmë kush jemi, ndaj Dortmund ndeshje speciale

Trajneri i PSG, Luis Enrique dha mendimin e tij para ndeshjes së Champions League ndaj Dortmund.

“Që kur kam qenë këtu kam ndjerë mbështetjen e lojtarëve dhe klubit, jemi në një proces përmirësimi. Ky është ende vetëm fillimi i këtij projekti. Ka mbetur edhe një muaj përpara se të vijë fundi i sezonit dhe ne ende mund t’i fitojmë të katër garat, duhet t’i menaxhojmë mirë emocionet tona dhe nuk duhet ta shohim presionin si kërcënim. Do të jetë një shfaqje shumë e mirë! Mund të ketë shumë gola falë aftësisë sonë për të hyrë në zonën kundërshtare.

Është një gjë e bukur të shijosh një ndeshje speciale në një stadium unik në Europë dhe të kesh mundësinë të arrish në finale për tifozët tanë” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×