Sulmuesi i Teutës: Ngjitemi aty ku e meritojmë, e mundim dhe Egnatian

Muço Boçi ishte protagonist në fitoren 0-2 të Teutës në Kukës. Një fitore që e nxjerre skuadrën durrsake nga zona e rrezikshme e renditjes. Boçi, përveç golit, ka bërë edhe një ndeshje shumë të mirë. Sulmuesi i krahut, në një intervistë për “Panorma Sport”, thekson se Teuta ka mundësinë të fitojë edhe në 3 ndeshjet e mbetura të këtij kampionati.

Boçi, një ndeshje me dy tablo në Kukës, me një pjesë të parë të dominuar dhe një pjesë të dytë jo aq të mirë. Pse?

E vërtet që në pjesën e dytë nuk ishim në nivelin e së parës. Nuk arritëm ta mbanim topin në kontroll dhe na u bë pak e vështirë. Gjithsesi, morëm 3 pikët dhe kjo ka rëndësi. Ne lojtarëve na mbetet të japim maksimumin në fushë dhe këtë do të bëjmë edhe në 3 ndeshjet që kanë mbetur, me qëllimin për t’u ngjitur sa më lart në renditje. Do të luftojmë deri në fund.

Si e keni përjetuar shënimin e golit të parë personal në Superiore?

Me golin dhe me rendimentin personal në këtë ndeshje jam i kënaqur. Por shpresoj në këto tri ndeshje që kanë mbetur të bëj atë që bëra në Kukës. Dua të gëzojmë tifozët durrsakë jo vetëm unë, por i gjithë ekipi.

Si do ta vlerësonit formën e Teutës në këtë moment dhe ecurinë e saj?

Aktualisht jemi mirë, por na kanë mërzitur pikët që kemi lënë. Jemi të vetëdijshëm që kemi bërë gabime, por janë edhe 3 ndeshje dhe mund tra mbyllim pozitivisht sezonin. Po shohim se edhe kundërshtarët tanë po bëjnë gabime dhe tani jemi më afër. Nuk na lejohen gabime të tjera. Loja jonë del më në pah kur luajmë në fusha të mira. Besoj në këto 3 ndeshje të fundi do të shkojmë aty ku Teuta e meriton.

Çfarë sfide prisni me Egnatian?

Është një moment i sezonit, kur të gjithë ekipet kanë motivim ndryshe. Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, kundër një skuadre mjaft të përgatitur. Por nuk kemi asgjë për të humbur dhe do të synojmë maksimumin.

Egnatia ndërkohë lufton për të mbajtur vendin e parë. Sa ua vështirëson objektivin ky fakt?

Çdo ndeshje është e vështirë, jo vetëm kjo me Egnatian. Ne do të vazhdojmë me synimet tona, të ngjitemi më lart. Kemi një grup shumë të mirë në çdo aspekt dhe mendojmë vetëm për të fituar

Arena e Lajmit

Sulmuesi i Teutës: Ngjitemi aty ku e meritojmë, e mundim dhe Egnatian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook