Vjen zyrtarizimi, Besnik Hasi largohet nga skuadra belge

Trajneri nga Gjakova, Besnik Hasi do të ndajë rrugët me skuadrën belge të Mechelen në fund të edicionit.  Mechelen, nëpërmjet një postimi, ka falënderuar teknikun për bashkëpunimin. “Klubi falënderon Besnikun për serinë e shkëlqyer që ka arritur dhe kështu ka udhëhequr klubin drejt një ëndrre. Klubit i duhet kohë për të kërkuar një trajner për kampionatin e ri”, shkruan në njoftimin e Mechelenit.

“Lojtarët duhet të dëshmojnë veten me një trajner të ri. Më vjen keq për largimin tim. Më pëlqeu të punoja këtu. Unë e bëra punën time këtu. Kur mbërrita skuadra ishte në gjendje të keqe, por pas kësaj arritëm rezultate të një ekipi kampion. Ne madje luftuan për vendin e parë deri në ndeshjen e fundit. A do të kisha qëndruar nëse do të arrinim në plejofin e Ligës së Kampionëve, nuk e di. Shpresoj që klubi të tregoj paraqitjet e duhura për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Hasi në konferencë.

 

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Vjen zyrtarizimi, Besnik Hasi largohet nga skuadra belge

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook