“Beogradi ndalon projektin e Tiranës”, Shqiprim Arifi kritikon Ragmi Mustafën: Ndaloi projektin e financuar nga Shqipëria për ndërtimin e një shkolle

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kritikuar kryetarin aktual të komunës, Ragmi Mustafën.

Arifi thekson se Beogradi ka ndaluar projektin e Tiranës. Sipas tij, Ragmi Mustafa sapo ka marrë postin, ka ndaluar një projekt të financuar nga Shqipëria për ndërtimin e një shkolle në një fshat të komunës së Preshevës.

Postimi i ish-kreut të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi:

Beogradi ndalon projektin e Tiranës

Kryetari i zarfit të Vuçiqit, në detyrën e parë që nga marrja e postit dhunshëm në mesnatë, ndal projektin e  financuar nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht mbështetur nga Kryeministra e Shqipërisë; punimet e shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë.

Kjo është kapje e qartë e Preshevës nga Vuçiq!

Ditë të rënda po vijnë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×