“E merituam fitoren”, Terzic: Në Paris për të siguruar finalen

Në një atmosferë fantastike, të mbështetur nga “muri i verdhë”, B.Dortmund siguroi një fitore minimale 1-0 përballë PSG, një sukses i rëndësishëm që i jep një bonus për ndeshjen e kthimit. Edin Trezic, trajneri i Dortmund u shfaq i kënaqur për këtë rezultat që i jep mundësinë për të synuar finalen e madhe në Wembley:

“Mund të kishim shënuar më shumë, por e njëjta gjë vlen edhe për rivalët tanë. Unë mendoj se e merituam fitoren, zhvilluam një ndeshje me një nivel të mirë. Në këndvështrimin tim, rezultati është i mirë, pasi edhe ne i lejuam disa gjëra kundërshtarit. Vrapuan pafund pasi ishim të detyruar ta bënim diçka të tillë. Tani kemi një mundësi të mirë, do të përpiqemi të bëjmë ndeshjen tonë edhe në sfidën e kthimit, në mënyrë që të sigurojmë një vend për në Wembley”, u shpreh Edin Terzic pas ndeshjes.

()

Arena e Lajmit

“E merituam fitoren”, Terzic: Në Paris për të siguruar finalen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook