
Kreu i grupit parlamentar të PD, në fjalën e tij në lidhje me protestën e organizuar nga gazetarët në hyrje të Kuvendit në lidhje me sulmet ndaj mediave, tha se këto raste turpërojnë të gjithë politikën, jo vetëm ata që i kryen.
“I dënojmë sulmet ndaj medias. Liria e shtypi t është një nga shtyllat e demokracisë. Gazetarët e terrenit kanë vështirësitë tuaja ashtu si media ka qenë pre e autoritarizmit të Ramës. Janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që e kanë kryer por të gjithë politikën.
Në emër të grupit të PD keni mbështetjen e plotë tonën për të bërë punën tuaj”, tha ai.
Më parë për gazetarin Osman Stafa foli edhe deputeti Toni Gogu.
“Vetëm ju mos t’ju cënojnë pa dashje. (qesh)”, tha deputeti i PS-së, Toni Gogu para gazetarëve.
and then