Inter, Zanetti i bindur: Këta dy lojtarë do rinovojnë

Lautaro dhe Barella do të qëndrojnë te Interi. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëspresidenti i klubit, Javier Zanetti, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Lautaro dhe Barella sigurisht që do të rinovojnë. Si nga jonë ashtu edhe nga ana e tyre ka predispozicion maksimal për të vazhduar punën së bashku. Ata janë dy lojtarët më themelor të projektit dhe sigurisht do të jenë me ne për shumë kohë” -Tha ai. Kujtojmë se Interi ia doli të fitojë titullin e Serie A këtë sezon, duke “qepur” yllin e dytë në fanellë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×