Dumani drejt rikonfirmimit në krye të SPAK? Basha: Jemi pro zgjatjes së mandatit të prokurorëve, PS të mos e përdorë si “çengel” për…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë konferencës për shtyp, foli mes të tjerash edhe në lidhje me zgjatjen e mandatit të prokurorëve, një çështje që ka nxitur reagime ditët e fundit.

Ai u shpreh se ishte pro zgjatjes së mandatit për prokurorët, ndërsa shtoi se Partia Socialiste nuk duhet që ta përdorë një gjë të tillë si “‘çengel’ për të hapur dyer të tjera”.

Një deklaratë e tillë vjen kur para pak ditësh kreu i SPAK Altin Dumani është shprehur i gatshëm për një mandat tjetër në krye të Prokurorisë së Posaçme.

“Të zgjasësh mandatin e prokurorëve nuk ka nevojë të ulesh me PS. Është një ndryshim i thjeshtë në Kushtetutë. Nëse kjo do të përdoret si një vegël për të hapur Kushtetutën për ndryshime të tjera  për llogari të PS, sigurisht që do ta refuzojmë si një manovër të ulët politike.

Ndaj ne kemi ndjekur një rrugë tjetër. I bëjmë propozimet, i publikojmë dhe i dërgojmë në parlament.

Në paketën që kemi dërguar janë të gjithë propozimet për të mbështetur SPAK, t’i marrin dhe t’i votojnë.

Nëse kanë vullnet që të zgjaten mandatet e prokurorëve, jemi të hapur ta bëjmë këtë. Nëse duan të përdorin si çengel për të hapur të tjera gjëra siç bënë në 2020 për Reformën Zgjedhore, atëherë te PD, derën e kanë të mbyllur”, tha Basha.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook