Një ditë pas aksidentit tragjik në zonën e ish-Kënetës në Durrës ku humbi jetën drejtuesi i një biçiklete, policia ka vënë në pranga shkaktarin, një 17-vjeçar.
Nga pamjet e siguruara nga Arena e Lajmit, shihet momenti kur automjeti tip “Mercedez Benz”, fluturon me shpejtësi duke kapërcyer barrierat anësore të rrugës, e më pas përplas një automjet, drejtuesin e biçikletës, plagos drejtuesin e një motori dhe përfundon në një lavazh.
Me shpejtësi skëterrë, mjeti bën parakalim të gabuar. 17-vjeçari i mitur pa patentë tashmë është vënë në pranga. Pas ngjarjes, i riu u largua nga vendi i ngjarjes.