Dogana e Kapshticës përgënjeshtron Tedi Blushin: Radha e automjeteve në anën greke prej kontrolleve

Mbrëmjen e sotme mbahet ceremonia e Pashkëve Ortrodokse.

Kjo festë ka sjellë në Atdhe një numër të madh emigrantësh, të cilat kanë zgjedhur t’i festojnë pranë të afërmve të tyre.

Pak më parë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka njoftuar se situata në këtë pikë kufitare është e rëndë me radhë kilometrike.

Një njoftim i tillë është përgënjeshtruar për News24 nga autoritetet në pikën doganore, të cilat deklarojnë se situata në pikën kufitare të Kapshticës paraqitet normale.

Autoritetet raportojnë se ka pak radhë në dalje pasi pala greke ushtron kontrolle në hyrje.

Ndërkohë para shqiptare po punon me katër sportele.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×