Turistja gjermane bie në ujëvarë në Përmet, transportohet me urgjencë tek Trauma

Një turiste gjermane ka rënë nga Ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet, duke pasur lëndime serioze në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për Arena e Lajmit se turistja është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje më të specializuar.

Ndërkohë që gjendja e saj ka qenë në rrezik për jetën, është përcjellë para pak minutash me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë, që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar, ka rënë ne ujëvarë, ku dhe është lënduar në kokë.

Arena e Lajmit

Turistja gjermane bie në ujëvarë në Përmet, transportohet me urgjencë tek Trauma

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook