VIDEO/ Chelsea me 5 “yje”, Blutë e Londrës fitojnë me goleadë ndaj West Ham, Europa më pranë

Goleadë e Chelseat ndaj West Ham me shifrat 5-0, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Ekipi i Pochettinos shkon kështu në kuotën e 54 pikëve në vendin e shtatë, duke u afruar kështu me zonën europiane, pasi Newcastle i vendit të gjashtë ka vetëm 2 pikë më shumë.

Blutë e Londrës kanë zhvilluar një sezon me ulje-ngritje, ndërsa me 3 fitoret në 5 ndeshjet e fundit përmirësuan ndjeshëm renditjen. Sa i takon sfidës, vendasit realizuan 3 herë në pjesën e parë me Palmer, Gallagher dhe Madueke , duke vendosur kështu ndeshjen në shinat e duhura.

Në pjesën e dytë, mjaftoi menaxhimi i rezultatit dhe një dopietë e Jackson për të marrë kështu 3 pikë në shtëpi. Në ndeshjen e radhës, Chelsea do të përballet me Nottingham, sfidë kjo që do të luhet në City Ground.

(VIDEO)

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Chelsea me 5 “yje”, Blutë e Londrës fitojnë me goleadë ndaj West Ham, Europa më pranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook