Manchester United synon të grumbullojë sa më shumë para gjatë verës, duke shitur kështu disa futbollistë. Sipas portalit Give Me Sport, “Djajtë e Kuq” dëshirojnë 100 milionë funte nga largimet e Jadon Sancho dhe Mason Greenwood gjatë merkatos së ardhshme.
Greenwood aktualisht është i huazuar te Getafe dhe deri më tani ka shënuar 10 gola dhe numëron 6 asiste në 32 paraqitje. Sancho, me të njëjtin rol, është rikthyer si huazim te Borussia Dortmund dhe ka bërë 20 paraqitje këtë sezon me 3 gola dhe 2 asiste. Në shtëpinë e klubit nga Manchesteri ka mjaft çështje të tjera, që presin zgjidhje.
(J.S/)