Gardh metalik, autobote dhe forca të shtuara policore, gati nisja e protestës para Bashkisë Tiranë

Pak para nisjes së protestës para Bashkisë Tiranë, të thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita në lidhje me dosjen “5D”, forca të shumta policore duket se janë stacionuar në zonë.

Ashtu si edhe protestat e fundit, pritet që edhe sot të ketë përshkallëzim të situatës, ndaj efektivë të shumtë janë në terren në përpjekje për të kontrolluar situatën e për të siguruar mbarëvajtjen normale të protestës.

Bashkia është rrethuar gjithashtu edhe nga gardhi metalik, pas të cilëve do të vendosen kordonët e policisë.

Në pamjet e siguruara për nga gazetari Osman Stafa, duket se në zonën pranë bashkisë janë vendosur edhe autobote, të cilat do të përdoren në rastin e përshkallëzimit të tensioneve e dhunës në protestë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook