“Një parazit më pak në trupin tonë, lajm i mirë!”, Rama i prerë me të vetët: Kushdo që fut duart në arkën e shtetit, tradhtar me kostum!

Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë me rastet korruptive, edhe brenda të vetëve. Në një mbledhje me grupin e PS-së, Rama tha se çdo anëtar i kësaj familje të madhe politike, bën akte korruptive, është tradhtar.

Rama: Kush flirton me armikun korrupsion dhe tradhton anëtarët dhe qytetarët, nuk është i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Ashtu siç kushdo në administratë i zgjedhur si drejtues, fut duart në buxhet, nuk është më ne dhe nuk mund të kërkojë asgjë nga ne veç përbuzjes, Çdo anëtar i kësaj familjeje që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë si cdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit kurrizet. Kur të zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por lajm i mirë është që kemi një parazit me pak.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook