“Objektivi është të fitojmë”, Enrique shfaqet i qetë, Terzic: Kemi një ëndërr, finalen

Luis Enrique, trajneri i PSG, kërkon të shkruajë një faqe të re në historinë e këtij klubi, kërkon të bëjë atë që nuk e ka bërë askush tjetër më parë, synon trofeun me “veshë të mëdhenj”. Tekniku spanjoll beson te përmbysja, por kërkon që ekipi i tij të qëndrojë i qetë, pa pasur presionin e rezultatit të ndeshjes së parë:

“Objektivi është të fitojmë këtë takim, jo të shënojmë dy gola. Si do që të jetë zhvillimi i këtij takimi, ne duhet të jemi gati, mund të shënojmë 2 gola për 3 minuta, por mund edhe të pësojmë. Duhet të jemi shumë të përqendruar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. A do të ishte një dështim nëse eliminohemi? Jeta do të vijojë, dielli do të lind sërish. Nëse kjo ndodh, ditën pasuese do të zgjohemi të zhgënjyer, por duhet të jemi krenar për këtë që kemi bërë, të çohemi dhe ta provojmë sërish vitin tjetër”, u shpreh ndër të tjera Luis Enrique, në konferencë për shtyp.

Beson te kualifikimi edhe Edin Terzic, trajneri i B.Dortmund, por në të njëjtën kohë është i vetëdijshëm se në Paris mund të ndodhë çdo gjë: “PSG është ndërtuar vite më parë pikërisht për të fituar Champions League. Ata fituan titullin në Francë, tani Champions është misioni i tyre, por edhe ne kemi një ëndërr për të realizuar. Nëse është e nevojshme ne do të vrapojmë edhe 20 km më shumë”, u shpreh Terzic duke shtuar:

“Nëse kemi arritur deri këtu dëshirojmë t’i shkojmë deri në fund për të fituar këtë trofe. Ne kemi një ëndërr të madhe dhe mezi presim ta realizojmë”, u shpreh ndër të tjera Edin Terzic.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook