Tekniku i Atalantës, Gasperini iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Europa League ndaj Marseille.
“Ajo që ndjen në qytet është e jashtëzakonshme, frikë, pritje dhe emocion, është diçka ndryshe nga ndeshja. Nëse jam i shqetësuar për këtë gjë? Jo, kjo është një nxitje për më shumë, aq më tepër kur arrin në këto takime duhet ta prezantosh veten në mënyrën më të mirë të mundshme
Mendoj se nuk duhet të vendosim kufij, sekreti është të mendojmë gjithmonë më shumë. Nga pikëpamja taktike, nuk keni shumë kohë për t’u përgatitur për këto ndeshje. Mund të ketë dy ose tre variacione për njëmbëdhjetëshen e nesërme” – Tha ai.
(J.S/)