Fiorentina në prag, trajneri i Clube Brugge: Synojmë finalen e Conference League

Trajneri i Clube Brugge, Nicky Hayen doli në konferencë në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Conference League ndaj Fiorentinës.

“Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Synimi është të bëjmë mirë nesër, por jam më shumë se i bindur që nesër të gjithë do të duhet të jenë me këmbë në tokë. Unë besoj te të gjithë lojtarët e grupit tim, sepse ata janë të gjithë të uritur dhe jam i bindur se do të luajmë mire nesër.

“Ne e dimë se cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të Fiorentina-s, prandaj jemi munduar të përgatitemi sa më mirë në stërvitje. Të gjithë lojtarët e mi e dinë se çfarë duhet të bëjnë”-tha kreu i stolit të ekipit belg.

“Ne kemi parë shumë ndeshje të Fiorentina-s dhe nga to kemi kuptuar se vetëm një gol në ndeshjen e parë nuk mjafton për të bërë diferencën. Mund t’ja dalim ta përmbysim rezultatin e takimit të parë”-deklaroi Hayen.

Arena e Lajmit

Fiorentina në prag, trajneri i Clube Brugge: Synojmë finalen e Conference League

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook