KORCE
Bashkia e Pustecit ishte para nga bashkitë e qarkut të Korçës që çeli sezonin turistik për këtë vit.
Me rastin e çeljes se sezonit turistik, u organizua edhe një panair, ku i pranishëm ishte edhe Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole, i cili përgëzoi kryebashkiakun Pali Kolefski për organizimin dhe punën e mirë promovuese që i ben një prej atraksioneve unike, jo vetëm të qarkut, por edhe Shqipërisë.
“Edhe pse më e vogla në vend, Bashkia e Pustecit, ka një potencial të madh për tërheqjen e më shumë turistëve vendas e të huaj, duke ndihmuar njëkohësisht edhe ekonominë komunitare”, shkruan prefekti në një postim në FB.
“Krijimi i kushteve edhe më të favorshme që qyteza e Pustecit dhe fshatrat përreth të zhvillohen me një vizion të qëndrueshëm ekologjik, është sfida e re e skuadrës së bashkisë, me mbështetjen e institucioneve të tjera”, shkruan prefekti Jole në postimin ku ndau edhe një album fotografik nga çelja e sezonit turistik të Pustecit. Jole shton se, investimi i qeverisë me projektin e rëndësishëm të ujësjellësit të realizuar për këtë bashki në vlerën e 455 milionë lekë, ka zgjidhur një nga nevojat më prioritare.