Shkak SKAVICA, dështon për herë të tretë mbledhja e Këshillit Bashkiak Dibër

Për herë të tretë këshilli i Bashkisë Dibër nuk arrin të miratojë të gjitha pikat e rendit të ditës. Shkak për këtë është bërë bojkoti i këshilltarëve të opozitës të Partisë Social Demokrate dhe një Këshilltari të Partisë Socialiste.

Gazetari Enver Doçi raporton për Arena e Lajmit se kjo situatë ka ardhur për shkak se këta të fundit kanë kërkuar që me datë 19 Prill një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e Bashkisë Dibër dhe përfaqësues të institucioneve qëndrore për çështjen Skavica.

Ditën e sotme, në mbledhje ishin 16 këshilltarë nga 30. Ata kanë miratuar vetëm pikën për ndihmën ekonomike të fondit 6%. Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu deklaroi se as ai vetë nuk ka më shumë informacion për çështjen e Skavicës, për të cilën 14 këshilltarë kishin kërkuar mbledhje jashtë rradhe.

Këshilltarët e pranishëm argumentuan vendimin e tyre në lidhje me bojkotin, por edhe mosmarrjen parasysh nga ana e drejtuesve të këshillit bashkiak. Marjeta Kica përfaqësuese e këshilltarëve të djathtë sqaroi kërkesën e 14 këshilltarëve për të mbajtur një mbledhje jashtë radhe për çështjen e Skavicës.

Fakti që Këshilli, kërkesa e tyre nuk u mor parasysh edhe në mbledhjen e sotme dhe kryesia e këshillit tentoi të vazhdojë mbledhjen normalisht, bëri që sërish këshilltarët të largohen pasi argumentuan kërkesën e tyre.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×