Nënkryetari i parlamentit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj njofton se ka zhvilluar një takim me kryetarin e parlamentit të Saksonisë Mathias RoBbler.
Gjekmarkaj shprehet se Gjermania ka qenë dhe mbetet një shtet që ka mbështetur e mbështet rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.
Postimi i nënkryetarit të parlamentit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj:
Sot pata kënaqësinë të pres kryetarin e parlamentit të Saksonisë Dr. Matthias Rößler, një personalitet i shquar i politikës gjermane, e mbi të gjitha një mik i vyer i Shqiperisë si dhe Presidentin e Fondacionit Konrad Adenauer Thomaz Kunze.
Bashkëndamë të njëjtat pikpamje mbi integrimin europian të Shqipërisë si e vetmja rrugë. E falenderova mikun për gjithë mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqiperisë ne keto dekada tranzicioni dhe CDU/CSU në veçanti Partisë Demokratike. Opozita nuk duhet të shkojë në zgjedhje me gojen mbyllur, duart dhe kembet e lidhura ! Ne nuk kerkojme nga ju ti thoni gjykates se çfare vendimi të japë por pas tre vitesh duhet te japë vendim.
E vura në dijeni Dr. Rößler për ndalimin në thyerje të nenit 73 të Kushtetutes të Liderit së Opozites Sali Berisha duke e shndërruar këtë në arrest politik të papranueshem në kushtet kur pretendohet një shtet i së drejtës!
Kjo për të vënë Opozitën në kushte pabarazie në vitin elektoral. Po kaq i bëra me dije sagën gjyqësore për vulen dhe simbolet e PD fakte këto dramatike të një realiteti të pengmarrjes politike si ndihmë e drejtpërdrejtë për qeverinë e Edi Rames.
125 mije dosje të pagjykuara qe e çojnë deri në 25-Vjet, shqyrtimin e kërkesave te qytetarve, korporativizmi në drejtesi dhe ndikimi politik mbi të, në raport me Opoziten janë sot fakte që shtrojnë pikëpyetje të mëdha krahas korrupsionit, skandaleve dhe keqqeverisjes. Ne kontekst një vemendje e shtuar e Gjermanisë mbi Shqipërinë mbetet e mirëpritur, i shërben forcimit të miqësise, demokracisë shqiptare dhe Integrimit në Europë!

(Arena e Lajmit)