Kreu i PL e uroi për fitoren, Presidentja e RMV falënderon Metën në shqip: Shpresoj të vijojmë rrugën drejt integrimit në BE

Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova ka falënderuar Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për urimin që ky i fundit i shprehu pas fitores.

Davkova ka shprehur falënderimin e saj ndaj Metës në gjuhën shqipe në rrjetin social “X”, duke vlerësuar përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ajo shtoi se pret që me të njëjtin entuziazëm të vijojë udhëtimi i dy vendeve drejt integrimit të plotë evropian.

“I nderuar President Meta,
Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare.
Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian”, shkroi ajo në “X”.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×