Milan mundi 5-1 Cagliarin, në ndeshjen e Serie A. Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në epërsi, falë golit të Bennacer. Në fillimin e pjesës së dytë, Pulisic dyfishoi shifrat. Mysafirët ngushtuan shifrat me Nandez, por vetëm përkohësisht pasi Reijnders dhe Leao lanë gjurmën e tyre në këtë takim. Në fund, vlen të përmendet edhe një gol i Pulisic.
Ekipi i Piolit renditet në vendin e dytë, sakaq skuadra nga Sardegna e sheh veten në vendin e 15-të. Serie A rikthehet nesër, me ndeshje interesante.