Teun Koopmeiners është objektivi i madh i Juventusit. Mesfushori do të largohet nga Atalanta në verë dhe kalimi në Serie A te një klub i madh, duket zgjedhja e duhur.
Konkurrenca është e fortë, veçanërisht nga Liverpool-i, por klubi torinez është i sigurt se ka kartat e duhura për ta bindur atë të zgjedhë projektin e Juventusit. Siç raportohet sot nga Corriere di Torino, këto ditë priten kontakte të reja me agjentin e Koopmeiners, i cili po ashtu ndodhet në Itali për të ndjekur nga afër situatën e lojtarit.
(J.S/)