Rreth dy vite në Presidencë, Begaj: Do vijoj të mbroj atë që shkruhet në Kushtetutë, mbështetje për reformat që ndihmojnë integrimin në BE

Presidenti i Republikës Bajram Begaj në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 është pyetur edhe për punën e tij në zyrën e Kreut të Shtetit, teksa kanë kaluar rreth dy vite nga marrja e detyrës.

Begaj u shpreh se në rolin e Presidentit ai do të vijojë të zbatojë Kushtetutën “me përgjegjshmëri të plotë duke mbrojtur atë që është shkruar në kushtetutë në gërmë dhe në frymë”.

Ai theksoi se në fokus do të ketë të ndihmojë vendin drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke mbështetur çdo reformë që lidhet me këtë proces.

Janë rreth dy vite që jeni Kreu i Shtetit, si e cilësoni punën tuaj?

Bajram Begaj: Mendoj se vlerësimin e punës së presidentit duhet ta bëjnë qytetarët, media. Unë si president do të vazhdoj të zbatoj kushtetutën me përgjegjshmëri të plotë duke mbrojtur atë që është shkruar në kushtetutë në gërmë dhe në frymë.

Fokusi im do të jetë ajo që kam bërë deri tani, të zbatoj kushtetutën, të fokusohem dhe të ndihmoj në atë që është ëndrra për çdo shqiptare, integrimi në BE. Do mbështes çdo reformë që lidhet me këtë proces, do mbështes reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, do mbështes moshën e tretë, edukimin, të rinjtë, kjo është fryma që do përçoj në mandatin tim.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×