Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha para emigrantëve shqiptarë në Athinë se shqiptarët e Greqisë janë pasqyra më besnik e asaj që është populli shqiptar.
“Me këto negociata ne duhet të zgjidhim edhe problemet e pakuptimta që politika krijon vetëm për arsye elektorale midis dy popujve tanë. Shqiptarët e Greqisë janë pasqyra më besnik e asaj që është populli shqiptar.
Ju i treguat popullit grek se sa të ndryshëm ishit me të cilën iu nxiu balta politike dhe mediatike në vitet ’90. Ju jeni sot shembulli i integrimit.
Askush nga ju nuk mund të shikohet nga lart poshtë dhe kushdo që e bën e bën vetëm për arsye nacionaliste. Shqipëria është njësoj si ju! Shqipëria sot flet me zërin e sovranitetit të saj dhe dorën e shtrirë të miqësisë ndaj popullit vëlla grek”, tha ai midis të tjerash.